Lajme

03 April 2017

Pra domethëne se gjërat po bëhen serioze në lidhjen e re të JLo

|
By
|
0 Comment
|

Na vjen keq Drake, por duket se puna po bëhet shumë serioze!
Çdo shpresë e reperit kanadez që bukuroshja latine të kthehej në krahët e tij duket se është e destinuar të shuhet. Kjo pasi marrëdhënia mes J.Lo dhe bejsbollistit Alex Rodriguez po bëhet serioze, shumë serioze. Çifti i ri jo vetëm është shfaqur i kapur për dore në rrugët e NY, por edhe ka filluar që të afrohet më shumë se thjesht fizikisht. Ata janë prezantuar me disa nga nejrëzit më të rëndësishëm të njëri-tjetrit. J.Lo prezantoi lojtarin e Bronx me mikun e saj të ngushtë Ray Liotta, ndërsa Rodriguez e njohu të dashurën e re me mamanë e tij Guadalupe. Nëse kjo nuk është ta bësh zyrtare, pak mungon…

|

Leave a Reply