Lajme

31 May 2018

Princ Harry dhe Meghan Markle kthejnë mbrapsht dhuratat me shifra marramendëse

Duka dhe dukesha e Sussex thuhet se morën me miliona dhurata me vlera marramendëse , por të padëshiruara, nga biznese të rastësishme të cilat mesa duket po shpresonin për publicitet nga çifti i famshëm. Dhuratat nuk mbarojnë së arrituri në Pallatin Kensington Palace, por ata po i kthejnë të gjitha gjërat mbrapsht.

Arsyeja e një veprimi të tillë është protokolli mbretëror. Me sa duket, anëtarëve të familjes mbretërore nuk u lejohet të pranojnë dhurata nga njerëz ose biznese që nuk i njohin për arsye sigurie.

Sipas udhëzimeve zyrtare, “Dhuratat e ofruara nga individë privatë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe nuk i njihen personalisht nga Anëtarët e Familjes Mbretërore duhet të refuzohen kur ka shqetësime në lidhje me përshtatshmërinë ose motivet e dhuruesit ose vetë dhuratës”.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com