Lajme

10 January 2018

Princ Harry dhe Meghan Markle surprizojnë punonjësit e radios të fokusuar në suportimin e të rinjve

Princ Harry dhe Meghan Markle kanë vizituar një radio në Londër, të fokusuar në mbështetjen e të rinjve. Çifti u takua me prezantuesit dhe stafin nga Reprezent FM në Brixton, Londër, e u njohën me mënyrën si kjo radio ndihmon qindra të rinj çdo vit. Me qindra nga fansat e familjes mbretërore ishin mbledhur në ambjentet e jashtme për të parë Princin dhe të fejuarën e tij.

Programi trajnues i radios Reprezent, i nisur 10 vite më parë, ka ndihmuar shumë të rinj të zhvillohen dhe socializohen nëpërmjet radios. Përpos kësaj ka ndihmuar në rritjen e profesionalizmit të të rinjve që kanë pasion prezantimin dhe atyre që punojnë si DJ dhe producent. E normalisht, ashtu si stafi i radios, edhe të gjithë personat e tjerë që trajnohen e praktikohen në këtë media ishin shumë të entuziasmuar të takoheshin me ciftin e familjes mbretërore.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com