Lajme

23 October 2018

Princeshë Elia Zaharia shumë shpejt në kinema me filmin “Liqeni im”

Princesha Elia Zaharia pavarësisht se është bërë pjesë e familjes mbretërore do vazhdojë edhe me karrierën e saj si aktore. Përmes një postimi në rrjetin social Instagram Elia tregoi projektin më të ri ku do të marrë pjesë. Me anë të një fotoje në “Instagram”, Elia zbuloi një moment nga xhirimet dhe titullin “Liqeni im”.

Ajo ka studiuar për aktrim në një shkollë private në Paris, deri në vitin 2010 dhe ka marrë pjesë në disa shfaqje teatrale.Njëkohësisht ka luajtur në filmin e vitit 2003, “Lule të kuqe, lule të zeza”.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com