Lajme

14 August 2018

Prishet alarmi në rezidencën e Riri-t, vërshojnë drejt saj forcat e armatosura të policisë

Prishet alarmi në rezidencën e këngëtares së famshme dhe një pjesë e mirë e forcave amerikane u gjendën menjëherë aty.

Shtëpia e saj në kodrat e Hollywood pati një problem teknik në sistemin e alarmit dhe fqinjët përreth lajmëruan autoritetet përkatëse duke menduar se dikush kishte hyrë me dhunë.

Rihanna nuk gjendej në shtëpi në ato momente kur forca të armatosura të policisë dhe helikopterë u gjendën në banesën e saj.

Kujtojmë se javë më parë në një nga shtëpitë e saj u arrestua një individ i panjohur i cili kishte hyrë me dhunë duke pretenduar marrëdhënie seksuale nga këngëtarja e hitit “Lemons”.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com