Lajme

05 June 2018

Publikohen fotot shkëputur nga xhirimet e këngës së botërorit

Era Istrefi së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam ditë më parë sollën këngën më të re që bëri bujë të madhe anembanë globit.

Treshja do të këndojë himnin zyrtar të këtij viti të Kampionatit Botëror që do të mbahet në shtetin rus.
“Live it Up”, titullohet kënga e Botërorit të 24-të me radhë, i cili është pritur mjaft mirë deri më tani prej fansave.

Tashmë kanë dal edhe pamjet e para prej realizimit të videoklipit, i cili në tërësi do të mund të shihet gjatë ditës së enjte. Artistët në këtë formë i bashkohen yjeve si Shakira, Ricky Martin e Jason Derulo që në të kaluarën ishin zëri i garës më prestigjioze botërore për kombëtaret e futbollit.

Ndryshe, Era ka paralajmëruar edhe këngën e radhës të titulluar “Prisoner”, i cili shumë shpejt do të vjen me klip.

Theksojmë se kampionati botëror do të startojë më 15 qershor në kryeqytetin rus të Moskës.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com