Lajme

11 September 2017

Publikohet traileri i serisë së tretë të “Fifty Shades”

Traileri për serinë e tretë të “Fifty Shades” është publikuar dhe ka ardhur me disa ndryshime të mëdha.

Yjet hollivudianë, Jamie Dornan dhe Dakota Johnson janë rishfaqur në rolet e miliarderit Christian Grey dhe partneres së tij, Anastasia Steele, për serinë finale, “Fifty Shades Freed”.

Trajleri nis me martesën e çiftit dhe më pas shfaq muajin e mjaltit të Christian dhe Anastasia. Traileri i plotë pritet të publikohet në muajin nëntor, para se filmi të transmetohet në kinema, Ditën e Shën Valentinit, më 14 shkurt 2018.

|

Leave a Reply