Lajme

03 October 2018

Publikohet videoklipi “Moonlight” i XxxTentacion

Katër muaj pas vdekjes së tij, XxxTentacion ka një video të re të publikuar për këngën “Moonlight”.

Në klipin e errët të cilin e ka realizuar vet në skenar dhe në regji, reperi shfaqet i vetmuar në një festë nën ndriçimin e hënës.
Videoklipi përfundon me një dedikim për reperin që vdiq në moshën 20 vjeçare.

“Moonlight” që zuri vendin e 13-të në Billboard 100 është kënga e dytë që publikohet pas vdekjes së reperit, pas publikimit të “Sad”.

Një këngë e re është shfaqur edhe në albumin “Tha Carter V” dhe pritet të shfaqet edhe në albumin e ri të Kanye West, “Yandhi”.

X i cili u vra në një plaçkitje në qershor besohet se ka realizuar shumë këngë për albumin e tij të tretë, i cili do të lansohet këtë vjeshtë.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com