Lajme

03 May 2018

Puna dhe rroga e parë e Ledri Vulës, Yll Limanit dhe Fifit

Ata janë tre nga artistët më të pëlqyer të momentit por shumë pak e dinë që puna e tyre e parë nuk ka pasur lidhje me muzikën. Gjatë koncertit të organizuar në 1 Maj në Tiranë, ata treguan për mikrofonin e MCN Radio dhe Tema Tv disa detaje nga puna e tyre e parë, si e shpenzuan rrogën e marrë e të tjera.
“Kam punuar si ndihmës trajner në basketboll për rreth tre muaj në moshën 17 vjeçare”- u shpreh hitbërësi i “U Harrum”, Ledri Vula.
Ndërsa Fifi u përgjigj:”Puna ime e parë ka pasur lidhje me teatrin, kam bërë shfaqje dhe kam ndihmuar familjet e varfëra, ndërsa më pas kam punuar në një supermarket dhe në vazhdimësi kam punuar nëpër studio duke shkruar tekste e vija melodike.”
Ndërkohë nuk ka qenë e njëjta gjë për Yll Limanin i cili ka treguar se nuk ka punuar asnjëherë një punë fikse dhe se gjithmonë puna e tij ka qenë e lidhur me muzikën, ndonëse studimet i ka përfunduar në një fushë tjetër.
Për të ndjekur përgjigjet e plota ndiqni videon më poshtë të realizuar nga Antoneta Koci në prapaskenën e koncertit të madh.

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com