Lajme

11 February 2018

Reality Show me familjen Beckham, ja si qëndron e vërteta

David dhe Victoria thuhet se do të startojnë me show-n televiziv të stilit të Kardashianëve, ku thuhet se tashmë kanë filluar negociatat me E! Entertainment.
Sipas të përditshmes angleze “Star”, çifti ka kohë që ka filluar bisedimet me markën e argëtimit për një show të ri televiziv dhe Victoria është e bindur se shfaqja do të jetë ‘një hit’.
“Coming to America (reality show që çifti nisi në vitin 2007) nuk punonte vërtet në mënyrën se si kishim shpresuar, por një shfaqje që shfaq të gjitha Beckhamët, përfshirë fëmijët, është diçka tjetër”, tha një ndër shefat ekzekutiv të NBC-së, Stephen Burke.

Megjithatë, një prej zëdhënësve të Beckhamëve ka mohuar për Daily Mail këtë lajm duke thënë se çifti për asnjë çmim nuk do ta ekspozojnë jetën private për publikun.
Kështu është e paqartë se si do të vijojnë gjërat, pasi burime të ndryshme kanë informacione kontradiktore. Na mbetet të presim…

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com