Lajme

13 September 2017

Rebel Wilson dëmshpërblehet me 4.6 milionë $ pas shpifjeve nga revista “Bauer Media”

Rebel Wilson është dëmshpërblyer me 4.6 milionë dollarë nga revista “Bauer Media” rreth një artikulli, i cili u bë shkak që ajo të humbiste disa role.

Ky dëmshpërblim mendohet të jetë më i madhi i dhënë ndonjëherë për një rast deformimi në gjykatën australiane.

Një gjykatës në Victoria vendosi që artikujt e publikuar nga revista “Bauer”, të cilat raportonin se ajo kishte gënjyer për moshën, origjinën e emrit të saj si edhe për fëmijërinë e saj në Sydney, ishin shpifje.

Wilson ka qënë e pranishme në disa seanca gjyqësore, duke pretenduar se ishte përjashtuar nga filmat “Dream Works” dhe “Trolls and Kung Fu Panda 3”, si rezultat i këtyre artikujve.

|

Leave a Reply