Lajme

27 February 2017

Regjisori irakian fiton çmimin ‘Oscar’, Trump nuk e ka lejuar që të hyjë në SHBA

|
By
|
0 Comment
|

Mbrëmë u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oscars 2017” në sallën “Dolby” të Hollywoodit.

Në një sallë ku çdo i nominuar ishte i pranishëm për të pranuar çmimin nëse do ta fitonte, një mungoi!

Ai ishte regjisori irakian Asghar Farhadi, i cili u shpërblye me çmimin “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”, për filmin “The salesman”.

Por, ai kishte zgjedhur të dërgonte një letër në të cilën shkruhej se i vjen shumë keq që nuk u gjend në sallë për të marrë një ndër trofetë më të rëndësishme të jetës së tij, dhe kjo për shkak të disa çështjeve politike.

Megjithatë ai letrën e mbylli me falenderime si dhe shpresën për një botë më të mirë, ku çdo njëri të jetë i lirë.

Regjisori irakian Farhadi nuk mundi dot të ishte i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për shkak të vendimit të presidentit Donald Trump lidhur me moslejimin e hyrjes së vizitorëve në SHBA nga shtatë vende myslimane të botës.

|

Leave a Reply