Lajme

29 June 2018

Reperi i famshëm uron Flaka Krelanin për ditëlindje

Këngëtarja Flaka Krelani ka festuar ditëlindjen e saj të 28-të dhe urimet për të kanë qënë të panumërta. Përmes Instagramit ajo ka treguar urimet dhe surprizat që ka marrë gjatë kësaj dite të veçantë për të.

Mes të gjitha urimeve ai më speciali për këngëtaren shqiptare duket se ka qënë urimi i reperit të famshëm amerikan Young Noble. Reperi e ka uruar këngëtaren shqiptare në Instagram duke i shkruar: “Gëzuar ditëlindjen bukuroshe”.

E emocionuar nga urimi i Young Noble, Flaka ka vendosur ta ndajë atë me ndjekësit e saj duke shkruar:“ Kur Young Noble të uron ditëlindjen. E bekuar, faleminderit!”

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com