Lajme

21 April 2017

Reperi i njohur del zbuluar, ja sekreti që fansat nuk e dinin

Flo Rida ka një djalë 7 muajsh, i cili jeton në New York por ai nuk e ka bërë djalin pjesë të jetës së tij dhe nuk kujdeset aspak nga ana financiare.

Alexis Adams, në dokumetat e publikuara nga TMZ, pretendon se ajo dhe reperi kanë patur një lidhje prej dhjetorit 2015 deri në janar 2016, nga e cila ka ardhur në jetë, në muajin shtator, Zohar Paxton.

Alexis ka treguar se fëmijë vuan nga një sërë problemesh shëndetësore dhe ajo po kalon shumë vështirësi nga ana financiare për trajtimin e vogëlushit.

Sipas dokumentave, Flo Rida ende nuk e ka pranuar se është babai i djalit edhe pse nga një test ADN-je i bërë në dhjetor, rezulon se ai është fëmija e tij.

Në padinë e dërguar në gjykatë, Alexis kërkon përkujdesje financiare për djalin.

|

Leave a Reply