Lajme

20 April 2018

Reperi më i ri që i bashkohet “On Records”

Në janar të këtij viti, reperët Mozzik dhe Getinjo befasuan opinionin me vendimin e tyre për t’u larguar nga labeli “ON Records”, vendim i cili erdhi krejt papritur.

Mes shumë diskutimeve në media, ata për asnjë moment nuk preferuan që të prononcohen në media, duke treguar se tani duan të vazhdojnë karrierën e tyre solo.
Mirëpo, duket se me daljen e tyre, label-it “ON Records” po i shtohen emra të rinj, e një nga ta mund të jetë reperi Granit Zeqiri, i njohur si Readi.

Ky i fundit shquhet si një ndër reperët, i cili ka pasur më së shumti konfrontime mediatike me reperin paraprak të këtij labeli, Mozzikun.

Sido që të jetë, lajmin se Readi është afruar me label-in “ON Records”, me bashkëpunëtorët Zzap dhe Chriss më saktësisht, e ka bërë të ditur vet ai përmes një fotografie të hedhur në rrjetin social Instagram.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com