Lajme

07 December 2017

Revista “Forbes” publikon listën e artistëve më të paguar të vitit 2017, ja kush e kryeson listën..

||
0 Comment
|

Revista e njohur prestigjioze, “Forbes”, ka publikuar listën e përvjetshme të artistëve më të paguar të vitit 2017.

P.Diddy pa ndonjë befasi të madhe është në krye të listës me përfitime prej 130 milionë dollarë ku është vënë në pah marrëveshja e tij me Ciroc vodka dhe disa marrëveshje të tjera.

Beyonce është menjëherë pas tij falë turneut të saj botëror që u mbyll në fund të vitit 2016, një turne që grumbulloi 250 milionë dollarë në total përgjatë dy viteve.

Drake dhe The Weeknd kanë vazhduar me sukseset dhe ngjitjen në listë.

Befason grupi Guns n’Roses në vendin e gjashtë me 84 milionë euro fitime, një rikthim ky i suksesshëm i grupit legjendar.

Metallica mbyllë top 10-shen me 66.5 milionë dollarë përfitime.

|

Leave a Reply