Lajme

26 July 2017

Rick Ross nuk merr në labelin e tij femra pasi përfundon duke fjetur me to

Deklarata më e fundit e reperit të njohur Rick Ross ka hapur shumë diskutim. I ftuar në emisionin “The Breakfast Club” ai tregoi pse nuk merrte në labelin e tij repere të reja femra. “Nuk e kam bërë sepse kam menduar, do përfundoja duke fjetur me të dhe duke çuar në djall biznesin. Jam shumë i fokusuar në biznesin tim. E keni parasysh…ajo do dukej bukur, unë do isha duke shpenzuar një mal me para për sesionet e fototve të saj, normalisht do të fleja me të disa herë.”
Kjo nuk është hera e parë që Rozay është shenjestruar pas komenteve të këtij tipi. Në vitin 2013 në këngën e tij “U.O.E.N.O.” ai dukej sikur përkrahte përdhunimin. Pas reagimit të publikut, ai u kërkoi falje të gjithë personave që ishin prekur nga teksti i këngës.
Intervistën e plotë keni mundësi ta ndiqni më poshtë.

|

Leave a Reply