Lajme

06 October 2017

Rihanna dhe Sal Houdini sjellin “I Just”

Rihanna sapo ka publikuar këngën e saj më të re “I just”. Këngëtarja nga Barbados vjen në bashkëpunim me Sal Houdini. Artsiti 23 vjeçar me origjinë greke/afgane, numëron 6 albume vetëm gjatë periudhës 2015-2017, megjithëse emri i tij është bërë i njohur më tepër për versionet e tij të këngëve të famshme të publikuara në YouTube. Ajo që vumë re është se në tekst Rihanna citon një fjali të thënë më parë në emisionin e “Ellen” kur është pyetur për statusin e saj aktual- “Mendoj se kam aq shumë gjëra në “pjatë” sa nuk kamë kohë për të mbajtur një lidhje të qëndrueshme dhe serioze”. Për më shumë dëgjoni këngën në videon më poshtë.

|

Leave a Reply