Lajme

16 September 2018

Rihanna ka një këshillë për adoleshentët nisur nga eksperienca e saj

Gjatë kësaj jave Rihanna mbajti ballon e përvitshme “Diamod Ball”, e cila është komentuar në të gjithë botën. Sukseset e saj të njëpasnjëshme ditë pas dite po i befasojnë të gjithë.
Ajo është vetëm 30-vjeç dhe është e suksesshme jo vetëm në muzikë, por edhe me linjën e saj të produkteve kozmetike, apo edhe me linjë e të brendshme. Shumë aktivitete, saqë të gjithë në jo pak raste kemi menduar nëse Rihanna ka kohë apo jo të flejë.

Mirëpo duket se këtë fakt këngëtarja e vuan edhe vet dhe e ka pohuar edhe në një intervistë të dhënë për “E!News”. E pyetur se çfarë këshille do t’i jepte vetes adoleshente nëse të do të mundte, dhe ndërsa të gjithë do të mendonim se do të thoshte “ndiq zemrën”, Rihanna dha një përgjigje mëse të qartë dhe të thjeshtë.
“Fli sepse s’do të flesh dot më në të njëzetat apo tridhjetat, kështu si nisën të tridhjetat e mia…”, është përgjigjur Rihanna.

Mirëpo pavarësisht angazhimeve të shumta dhe jetës tepër aktive, ajo ndihet e lumtur për sukseset e saj.

“Jeta ime ka qenë stresuese këto kohë, por kështu më pëlqen. Dua të bëj gjëra. Mërzitem në të kundërt, prandaj e mbaj veten të zënë me punë”, ka përfunduar Rihanna.

Kujtojmë që javën e shkuar Rihanna mbajti sfilatën e “Savage&Fenty”, në javën e modës në New York, këtë javë organizoi “Diamond Ball”, si dhe festoi 1-vjetorin e “Fenty Beauty”.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com