Lajme

10 July 2018

Rihanna kapet mat, Zihet keq me te dashurin!

Muajin e kaluar mediat e huaja raportuan se këngëtarja Rihanna ishte ndarë nga partneri i saj miliarder, Hassan Jameel, pas një viti së bashku.

Por disa foto të publikuara së fundi dëshmojnë jo vetëm se çifti është rikthyer por dhe se marrëdhënia e tyre është e tensionuar.

Këto fotografi që janë realizuar në Puerto Vallarta, Meksikë, të premten, tregojnë një moment kur këngëtarja zihet keq me të dashurin.

30-vjeçarja duket e inatosur, ndërsa vazhdimisht i drejton gishtin biznesmenin saudit. Rihanna ka veshur një palë bikini në njgyrë të gjelbër që i shkojnë kaq shumë, por në fytyrë i mungon buzëqeshja.

Ndërsa 29-vjeçari Hassan shihet teksa i shpjegon diçka këngëtares dhe bën me gjeste nga vetja, deri në një moment kur çohet dhe largohet.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com