Lajme

22 September 2018

Rihanna tani nis karrierën e saj edhe në politikë, ja posti i saj më i ri…

Këngëtarja Rihanna nuk di të ndalet. Ajo jo vetëm që është një këngëtare, aktore dhe kreu i markës Fenty, e cila përfshin kozmetikë dhe të brendshme, por tani është emëruar “Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë” në vendlindjen e saj, në Barbados.

Sipas një deklarate nga Zyra e Informacionit e Qeverisë Barbados, pozicioni i jep asaj përgjegjësinë specifike për promovimin e arsimit, turizmit dhe investimeve për ishullin. “Fuqiplotë” është definuar si një person, veçanërisht një diplomat me fuqinë e plotë të veprimeve të pavarura në emër të qeverisë së tyre, zakonisht në një vend të huaj.

Këngëtarja tha në një deklaratë se ajo nuk mund të ishte më krenare që mori një titull të tillë prestigjoz në vendin e origjinës: “Çdo Barbadian do të duhet të luajë rolin e tij në këtë përpjekje të tanishëm. Unë jam e gatshme dhe e emocionuar për të marrë përgjegjësinë”, është shprehur Rihanna.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com