Lajme

16 April 2017

Rikthehen bashkë Mariah Carey dhe Nick Cannon?

Pashkët po bashkojnë shumë familje këtë vit. Ose të paktën kjo po ndodh me familjen e njohur të Mariah Carey dhe Nick Cannon. Ata u bënë bashkë në këtë festë që të festonin me fëmijët e tyre si një familje. Në foton që këngëtarja postoi në Instagram duket qartë gëzimi i fëmijëve, Monroe dhe Moroccan teksa argëtohen me prindërit e tyre. Ky ribashkim vjen më pak se një javë pas ndarjes së Mariah me të dashurin balerin. Duke parë këtë foto kaq të bukur, na mbetet vetëm të urojmë që Mariah dhe Nick të kthehen përsëri bashkë.

Easter with #demkids #moments #rocandroe #easter #family 🐣🐥🌈🦋🐰💖 @nickcannon

A post shared by Mariah Carey (@mariahcarey) on

|

Leave a Reply