Lajme

12 October 2017

Rikthehen thashethemet për një romancë mes Drake dhe Bella Hadid

Këngëtari kanadez dhe modelja bukuroshe kanë ngritur dyshimet për një romancë pasi Drake ka organizuar festën luksoze të ditëlindjes së 21 të Bella, më 9 tetor, në New York.
Ai përpos që ka qënë i pranishëm në festën e organizuar nga vetë ai për bukuroshen, por edhe ka paguar për gjithçka.
Por një burim për “US Weekly” ka raportuar se ata nuk janë një çift. Personazhe të njohur si Travis Scott, Martin Garrix, Scooter Braun dhe sigurisht Gigi Hadid kanë qënë ndër 30 të ftuarit VIP.

Nëna e Bella, Yolanda Hadid, ka mohuar gjithashtu këto thashetheme. Kur ajo është pyetur në një intervistë rreth këtyre thashethemeve, ajo është përgjigjur: “Po talleni?! Dua të them që janë thjesht miq”.
Pavarsisht deklaratës së mamasë së modeles, thashethemet vazhdojnë.

|

Leave a Reply