Lajme

09 January 2017

Rikthehet në skenë Brad Pitt

|
By
|
0 Comment
|

Brad Pitt është parë i trishtuar dhe i mërzitur muajt e fundit, pas divorcit të vështirë nga Angelina Jolie.
Por 53-vjeçari duket se është rikthyer sërish. Aktori dukej shumë tërheqës ndërsa bëri paraqitjen surprizë mbrëmjen e së dielës në “Golden Globes”.Kolegët e tij të “Hollywood”-it, përfshirë Matt Damon, brohoritën për ta mbështetur ndërsa ecte drejt podiumit.Damon veçanërisht dukej i emocionuar për rikthimin e miut të tij në skenë. Pitt u ngjit për të prezantuar një klip nga “Moonlight”, i cili fitoi çmimin e filmit më të mirë në kategorinë e dramës.“Ka lindur nga kuraja e një grupi aktorësh të gatshëm për të zhveshur shpirtrate tyre dhe për të shprehur humanizmin brenda gabimeve dhe fajeve. Është besimi i thellë i Barry Jenkins që ne qëndrojmë në prag të ndryshimit dhe faljes, ku pranojmë vetëm paraqitjen dhe dashurinë për të tjerët”, u shpreh Pitt.

|

Leave a Reply