Lajme

18 April 2018

Rina Balaj reagon pas videos që qarkulloi në media

Ditën e djeshme qarkulloi me shpejtësi në portale një video e këngëtares Rina Balaj në audicionet e “X Factor” ku ajo nuk arriti të kalojë fazën e parë.
Në video Rina shfaqej shumë ndryshe nga sa e shihni tani dhe për këtë shkak shumë shkruajtën se ajo “hiqet si pjeshkë dhe gangstere”.
18-vjeçares duket se nuk i kanë pëlqyer këto fjalë dhe ka shpërthyer me një status në Instagram ku ka publikuar lajmin dhe shkruan se duan t’i bëjnë keq, por ajo nuk ndalet dhe shumë shpejt do publikojë këngën e saj më të re.
“Shume profesionale nga ana juaj per me perqesh nje femije….bravo ja videon si e kendon i njejti person ne moshen 18 Vjecare. Ata te cilet ju kan pagu per mem bo keq kan gabu sepse e kan bo te kunderten. Ata me kete lajm kan tregu qe une kurr nuk jom ndal ne realizimin e andrrave t’mija, ju pershendet perzemersisht “pjeshka” apo “gangsterka” e instagramit. shum shpejt projekti im i ardhshem do te jet nje super Hit”, shkruan Rina.
Në postimin në Instagram ajo ka shtuar një video në të cilën shfaqet duke performuar këngën me të cilën konkuroi vite më parë në talent show-n në Shqipëri.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com