Lajme

14 January 2019

Rita Ora bëhet imazh i kompanisë së njohur

Rita Ora po shijon nxjerrjen në shitje të albumit të dytë në karrierë “Phoenix”.

Këngëtarja së shpejti do të nis një turne të koncerteve anembanë globit me rastin e promovimit të albumit të ri.

Ajo tashmë ka kohë që merr pjesë në fushata të ndryshme të kompanive ndërkombëtare sa i përket veshjeve.


“Jam shumë e ngazëllyer dhe e nderuar që jam imazhi i ri i Escadas për fushatën e tyre EscadaSS19. Bëhet fjalë për ngjyra të forta, mesazhe dhe gra të forta”, ka shkruar ndër të tjerash 27-vjeçarja.

Kompania përmes faqes së tyre zyrtare në web kanë treguar se Rita e portretizon saktë shpirtin e “ESCADA”-së të një femre të fuqishme dhe lozonjare, por e cila është përgjegjëse për të ardhmen e saj.

 

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com