Lajme

07 December 2017

Rita Ora dhe Adriana Lima ndajnë pasionin e përbashkët, ja çfarë bëjnë gjatë udhëtimeve

Të dyja janë të njohura në fushën ku angazhohen. Rita Ora dhe Adriana Lima janë takuar së bashku. Të dy bukuroshet kanë folur rreth librave që kanë lexuar këtë vit, këtë ka shkruar në “Instagram” Rita Ora, ku ka postuar disa fotografi me një ndër modelet më të njohura në botë.

Ato janë takuar gjatë kthimit në New York, në të njëjtin fluturim. Të dyja kanë qenë të pranishme edhe në festën e “PRADA”-s në Miami.

Rita Ora së fundmi ka qëndruar Las Vegas, atje ku edhe është fotografuar me atë që po thuhet se është i dashuri i ri i saj, Andrew Watt.

Adriana Lima është modele braziliane, pjesë e Victoria’s Secret Angel që nga viti 1999.

Leave a Reply