Lajme

13 November 2017

Rita Ora dhe veshjet e saj të shumta gjatë prezantimit të MTV EMA

Është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në SSE Arena Londër ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘Europe Music Awards’ 2017 nën drejtimin e këngëtares me origjinë shqiptare Rita Ora.

Bukuroshja na ka dhënë një tjetër arsye për të qenë krenarë për të, pasi jo vetëm na ka mahnitur me stilin e saj të të veshurit në plot 13 rastet që është ndëruar, por gjithashtu ka treguar se është dhe një prezantuese shumë e mirë.

Ajo është vlerësuar pozitivisht nga kritikët për aftësitë e saj në prezantim, shumë natyrale, e pasforcuar dhe shumë origjinale. Mbase nuk duhet të çuditemi kaq shumë, pasi Rita është mësuar tashmë me skenat gjigande, ajo është një yll i lindur dhe këtë na e vërtetoi më së miri dje.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com