Lajme

07 December 2017

Rita Ora në një lidhje të re me muzikantin e njohur….

||
0 Comment
|

Rita Ora së fundmi, u bë qendra e kritikave, pas një fotoje të postuar në Instagram, ku shfaqej së bashku me boksierin e famshëm Conor McGregeor.

Por Rita Ora i ka thënë fund thashethemeve, duke bërë zyrtare lidhjen e saj me muzikantin Andrew Watt, me të cilin përflitej se ishte lidhur për më shumë se një vit.
Këngëtarja 27-vjeçare ka publikuar një foto bardhë e zi, gjatë një eventi në Londër, bashkangjitur të së cilit ka shkruar: “Mbrëmjen e kaluar”, mbishkrim të cilin e ka shoqëruar me disa ikone zemre.

Pavarësisht se çifti është fotografuar tetorin e vitit të kaluar, duke shijuar pushime romantike në Romë, Rita ka preferuar të mos flasë për lidhjen e saj, duke e mbajtur të dashurin sa më larg rrjeteve sociale.

❤️last night ❤️

Un post condiviso da Rita Ora (@ritaora) in data:

|

Leave a Reply