Lajme

20 November 2018

Rita Ora publikon këngën e re “Cashmere”, pjesë e albumit që pritet të publikohet shumë shpejt

Rita Ora nuk di të ndalet. Brenda një kohe të shkurtër ajo ka publikuar edhe një këngë të re të titulluar “Cashmere”. Ky projekti i ri muzikor është publikuar vetëm në versionin audio dhe është njëkohësisht pjesë e albumit të ri të këngëtares që do të publikohet më 23 nëntor.

Albumi i ri mban titullin “Phoenix”, ndërsa në lansimin e këngës së re, Rita i ka njoftuar fansat se mund t’i porositin që tani produksionet e reja muzikore. Menjëherë pas publikimit të albumit, këngëtarja shqiptare do të niset në një turne koncertesh për promovimin e këngëve të reja.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com