Lajme

12 August 2018

Rita Ora tërheq vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen në eventin e UNICEF

Yje të mëdha botërore janë paraqitur në evenimentin e njohur si “UNICEF Summer Gala” në Porto Cerva të Italisë që u zhvillua të premten mbrëma.
vëmendjen e tërhoqi Rita Ora, e cila kishte veshur një fustan shumëngjyrësh, që vinte në pah bukurinë e saj.
Ndërkohë, 40-vjeçarja Nicole Scherzinger, ishte ndër yjet tjera që janë vlerësuar për veshjen në këtë event.
Sa u përket modeleve, ajo që shkëlqeu ishte Emily Ratajkowski, e cila kishte veshur një fustan të zi, vende-vende të tejdukshëm.
Heidi Klum, Shanina Shaik e Michelle Rodriguez ishin bukuroshet tjera që janë vlerësuar për veshjet e tyre.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore është edhe Ambasadore e vullnetit të mirë e UNICEF-it.

Pati thashetheme se Rita nuk kishte veshur të brendshme, mirëpo fotografitë vërtetuan të kundërtën.
Më pas, këngëtarja veshi një fustan të bardhë për të interpretuar në skenë.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com