Lajme

12 January 2018

Rita Ora viziton Kosovën, këtë herë për të festuar 10 vjetorin e Pavarësisë

Dhjetëvjetori i Pavarësisë së Kosovës pritet të festohet në mënyrë madhështore Institucionet e Kosovës janë duke përgatitur një festë të madhe një dekadën e pavarësisë së vendit.

Ndonëse ende nuk janë bërë të ditura aktivitetet shtetërore që do të mbahen atë ditë, një surprizë e bukur po i pret qytetarët e Kosovës. Ambasadorja e Kosovës në botë, Rita Ora me 17 shkurt do të jetë e pranishëm për të festuar 10 vjetorin e pavarësisë së vendit.

Ajo që ka ditur të prezantoj më së miri Kosovën nëpër botë, Rita orë do të vijë me avionin privat të zëvendëskryeministrit të Kosovës, njëherësh ministër i punëve të jashtme, Behgjet Pacolli.

Përveç surprizave të shumta, do të jenë edhe performancat e Ritës ato që do të krijojnë një atmosferë mjaft energjike dhe patriotike. Rita Ora vite më parë erdhi në Kosovë ekskluzivisht për të realizuar videoklipin “Shine Ya Light”, ku kishte shpalosur edhe simbole të shtetit më të ri.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com