Lajme

14 June 2018

Robbie Williams bën gjestin e pahijshëm në mes të ceremonisë hapëse të Botërorit

Kampionati Botëror i futbollit zyrtarisht ka ngritur siparin në Rusi. Evenimenti gjigant i sportit nisi me një ceremoni mahnitëse të realizuar nga 500 kërcimtarë dhe me një performancë fantastike nga këngëtari britanik Robbie Williams, i cili u shoqërua nga sopranoja ruse Aida Garifullina.

Por Williams, nuk i ka lënë shakatë edhe në një ceremoni të përmasave të tilla, por duket se kjo e fundit do i krijojë dhe probleme. Në mes të performancës së tij, artisti i njohur ka përshkuar stadiumin Luzhniki dhe teksa ka qëndruar para një kamere, ka treguar gishtin e mesit për sytë e miliona shikuesve në të gjithë botën.

Për këtë gjest të pahijshëm, Williams ende nuk ka dhënë asnjë shpjegim.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com