Lajme

09 August 2018

Robbie Williams dhe Ayda festojnë përvjetorin e martesës në mënyrën më romantike të mundshme

Robbie Williams dhe bashkëshortja e tij Ayda kanë festuar përvjetorin e 8 të martesës këtë javë. Pasi i lanë fëmijët në shtëpi ata nisën disa pushime luksoze në Milton Keynes. Ayda ndau një foto romantike të saj duke puthur këngëtarin krah të cilës shkroi: Mënyra perfekte për të festuar përvjetorin…trajtime bukurie me të dashurin tim.
Këtë të martë çifti i njohur festoi përvjetorin në të cilin shpërndau në Instagram edhe një foto të papublikuar më parë të shkëputur nga dasma e tyre. Në të artisti shfaqej si një xhentil i vërtetë teksa i kishte dhënë xhaketën bashkëshortes e cila në duar mbante buqetën e luleve.
Dy yjet e showbizzit janë bërë prindër të dy fëmijëve, vajzës 5 vjeçare Teddy dhe djalit 3 vjeçar Charlton.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com