Lajme

07 December 2018

Robert Aliaj dhe vajza e tij në mbështetje të protestës së studentëve

Robert Alija bashkë me vajzën e tij Gala kanë dalë mes studentëve për t’i mbështetur.

Në fjalën e tij, Robert Aliaj tha:

“Jam këtu sot për të mbështetur studentët dhe jam më i lumtur se kurrë. Gjithashtu ju them se protesta të qëndrojë larg politikës sepse vetëm kështu mund t’ia dilni. Këtë nuk e ka bërë askush dhe më erdhi dita që sot 60 vjeç të shoh studentët që protestojnë.
Bashkë me mua është edhe vajza ime, e cila mbështet këtë ngjarje të rrallë në vendin tonë.”

Ndërsa, vajza e Robertit, e emocionuar u shpreh:

“Jam shumë e lumtur që sot ndodhem mes jush, vazhdoni mos u ndalni. Jemi të gjithë me ju!”

robetrttti.jpg

Robert Alija dhe vajza mes STUDENTËVE: Jam më i lumtur se kurrë, këtë nuk e ka bërë askush...

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com