Lajme

26 September 2018

Robert Berisha, Eneda Tarifa dhe Kastro Zizo bashkojnë forcat për të sjellë një bashkëpunim

Një tjetër bashkëpunim është duke ardhur. Robert Berisha, Eneda Tarifa dhe Kastro Zizo kanë bashkuar forcat për të sjellë për publikun këngën e tyre. Dasma flet për ditën më të lumtur të një çifti, dasmën dhe pikërisht për këtë arsye këngëtarët janë transformuar në dasmorë.

Eneda Tarifa është shndërruar në një nuse të ëmbël, e veshur me fustanin e bardhë dhe mbi kokë mban një vello gjigande. Nga fotot e publikuara duket se  Eneda do të martohet në klip me Robert Berishën, i cili ka zgjedhur një kostum me papion.

Edhe Kastro Zizo shfaqet tejet elegant dhe rrallëherë e shohim të veshë kostum. Ende nuk ka një datë zyrtare të publikimit të produksionit muzikor.

 

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com