Lajme

25 May 2019

Rosela Gjylbegu: Enca dhe Olti Curri me kane rene ne qafe

E ftuar sot në “Rreze dielli”, Rosela Gjylbegu foli pas kaq shumë kohësh për dy sherret e bujshme me Encën dhe Olti Currin. Sherri me Oltin ndodhi në vitin 2016 kur ai ishte pjesë e jurisë së “Kënga Magjike”. Rosela e quajti balenë opinionistin dhe e cilësoi të papërshtatshme pjesëmarrjen e tij në juri.

Ndërsa sherri me Encën ndodhi vitin e kaluar kur Rosela deklaroi publikisht se nuk do të bashkëpunonte kurrë me Encën. Pas kësaj deklarate Enca iu kthye Roselës duke e quajtur “gjyshe”.

E ftuar në “Rreze dielli”, Rosela u shpreh se me dy personazhet nuk është pajtuar.

“Jam munduar në maksimum, e para të mos kem konflikte me njerëzit, nuk jam natyrë konfliktuale. Tani ka njerëz që të bien në qafe, po patjetër. Me rane ne qafe tek të dy rastet. Po akoma nuk kemi mbërrit te pajtimi i gjaqeve. Unë mendoj që përgjigjen e dha vetë pubkliku. Unë nuk kam për çfarë të komentoj asgjë më shumë, asgjë më pak”, u shpreh Rosela.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com