Lajme

02 April 2017

Ryan dhe Eva jo më çifti perfekt

Ka qenë një nga martesat më të përfolura nga publiku por mesa duket raportohet të jetë drejt fundit. Përflitet se ka qenë Ryan ai që e ka braktisur bashkëshorten dhe mamanë e fëmijëve të tij.

Ylli i “La La Land” raportohet të jetë i mërzitur me Eva-n për mungesë suporti. Në vend që ta shoqëronte aktorin në ceremoninë e “Oscars”, ajo zgjodhi të punonte për linjën e saj të rrobave. Babai i dy vajzave ka parakaluar i vetëm në tapetin e kuq ndërsa në ceremoni ka qënë i shoqëruar nga motra e tij.

Sipas një burimi për revistën “OK”, nëse nuk do të ishte për fëmijët, Ryan do ishte ndarë kohë më parë me Eva-n. Egoizmi i saj e ka çuar atë të marrë këtë vendim.

|

Leave a Reply