Lajme

28 January 2019

Saimir Çili: “Jam zhgënjyer nga festivalet që prej 2007-s”

Në një analizë të shkurtër por shumë nostalgjike të karrierës së tij dhe pjesmarrjeve në festivale, Saimir Çili u shpreh për Da’Sara Show se viti 2007 ishte ai në të cilin kuptoi se u zhgënjye nga të tilla organizime.

”Në vitin 2007 kënga pjesmarrëse  në Festival ishte vërtetë e veçantë pasi ishte dhe zëri i vajzës së porsalindur,zëri i Suelës dhe zëri im. Unë u zhgënjeva sepse kënga nuk doli në finale.

Si kompozitor dhe si kritik do të thoja që po të mos ishte kënga ime do të votoja që ajo të dilte në finale sepse ka motive shqiptare.

Por siç meren vesh të gjitha thashethemet ishte thënë se Saimiri ska nevojë ta fitojë se kënga është shumë personale, më mirë ta fitojë një djalë i ri.”- u shpreh ai.


 

Për më shumë ndiqni intervistën e plotë të Saimir Çilit në emisionin Da’Sara Show në Tema Tv

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com