Lajme

29 June 2018

Sam Smith ndahet nga i dashuri, shfaqet në gjendje të rënduar

Ditën e sotme burime të afërta për “The Sun” kanë treguar se dyshja e njohur e artistëve Sam Smith dhe i dashuri i tij Brandon Flynn janë ndarë.

Aludimet kanë filluar pasi këngëtari u pa teksa pinte alkool në gjendje të rënduar në një lokal nate. Gjithashtu në ‘Instagramin’ e tij Sam ka fshirë disa foto dhe dedikime të rëndësishme që kishte bërë për të dashurin e tij.

“Sam dhe Brandon ishin në një romancë të vërtetë. Ata me të vërtetë u dashuruan me njëri-tjetrin. Por të dy janë kaq të zënë duke i’u përkushtuar karrierës dhe për fat të keq gjërat thjesht nuk funksionuan”,- tha burimi.

26-vjeçari ishte në një lidhje me aktorin e serialit “13 Reasons Why” prej nëntorit të vitit të kaluar.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com