Lajme

07 December 2017

Samanta ironizon në postimin e saj: ” Martohem verën e ardhshme”

||
0 Comment
|

Këngëtarja Samanta Karavella së fundmi, ka qënë pjesë e mediave rozë lidhur me jetën e saj private, me apo pa dëshirën e saj. Një buqetë me lule e publikuar nga këngëtarja në InstaStory, ka bërë që ajo të përflitet sërish.

Disa media aluduan se këto lule ajo i ka marrë nga “i dashuri” i saj misterioz, teksa në fakt një dhuratë të tillë, këngëtarja e mori nga mikesha e saj, pas përfundimit të suksesshëm të performancës në provat gjenerale.

Mirëpo, fakti që emri i saj u përfol në media për një lidhje të re, siç duket nuk mund të kalonte pa u vënë re nga këngëtarja e cila është kundërpërgjigjur me ironi.
Ajo ka publikuar në InstaStory një fotografi të lajmit të shkruar, teksa është shprehur: “Ekskluzive, martohem verën e ardhshme”.

|

Leave a Reply