Lajme

05 March 2018

Sara Kapo: Kënga ime fryt i një gabimi

“Watching You” është titulli i këngës së Sara Kapos, e cila është kujdesur vetë edhe për videoklipin, duke sjellë kështu një projekt shumë ndryshe për tregun shqiptar. Ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve pasi i surprizoi me talentin e saj por edhe me disa nga skenat provokuese të videoklipit. Por siç tregon dhe vetë ajo në “Dasara Radio Show” ideja lindi nga një gabim. “Ndonjëherë nuk e gjen frymëzimin, por frymëzimi të gjen ty…”-është shprehur Sara. Ajo ka folur edhe për komentet e disa personave rreth përfshirjes së saj në muzikë, që e kanë marrë si përfshirjet klishe të vajzave që duan të qëndrojnë në showbiz. Për të dëgjuar si u përgjigjet këtyre komentuesve por jo vetëm, ndiqni videon më poshtë.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com