Lajme

12 November 2017

Së shpejti bashkëpunim mes Ledrit dhe Noizy-t?

Vite më parë, mes tyre kishte mosmarrëveshje, të cilat më pas janë shuar dhe tani gjithçka ka përfunduar me një miqësi shumë të mirë.

Shumë herë kanë mbajtur edhe koncerte bashkë, ndërsa janë përfolur edhe për një bashkëpunim, i cili mesa duket është më pranë se kurrë. Dyshimet lindin nga fotografitë që dyshja kanë publikuar në rrjetet sociale, të cilat përçojnë mesazhe të ngjashme.

Ledri është ai i cili ka publikuar një fotografi në Instagram, nga këndi i i ri pranë sallës “1 tetori” në Prishtinë, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar: “Deri dje, deri dje”.
Ndërkohë, Noizy ka publikuar po ashtu një fotografi në Instagram, ku shfaq atletet e tij, ndërsa shkruan “Deri sot, deri sot”. Se çfarë po përgatisin dy reperat mbetet të zbulohet në ditët në vazhdim.

Deri dje Deri dje

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Deri dje Deri dje

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

|

Leave a Reply