Lajme

12 February 2018

Selena dhe Justin shkëmbejnë puthje në publik pa u shqetësuar për “sytë kureshtarë”

U përfol se Selena dhe Justin i dhanë fund lidhjes së tyre për të dytën herë, pasi familja e këngëtares ishte bërë pengesë, por duket se diçka e tillë nuk është aspak e vërtetë.

Çifti është parë në krahët e njëri-tjetrit në rrugët e LA më të dashuruar se kurrë. Ata janë fotografuar nga fansat duke u puthur në rrugë, aspak të shqetësuar se qindra sy po i vëzhgonin.

Selena do të udhëtojë drejt New York-ut për javën e modës, e ndërsa me të do jetë edhe Justin duke e shfrytëzuar këtë takim për të qëndruar më tepër bashkë madje edhe në ditën e Shën
Valentinit.

Këngëtarja 25-vjeçare ka kaluar një fazë të depresionit dhe këtë periudhë nuk ka zhvilluar asnjë koncert apo nuk ka punuar për të sjellë një projekt të ri, pasi i është dedikuar kurës.

|

Leave a Reply