Lajme

24 April 2018

Selena Gomez feston në një mënyrë shumë të veçantë bashkëpunimin e suksesshëm me Puma-n

Selena Gomez është një ndër personazhet më të famshëm në botë e cila gjithashtu njihet për thjeshtësinë e saj në look.

E vetmja herë kur ajo ka eksperimentuar me modelin e saj të flokëve ishte javë më parë në “American Music Awards” ku u shfaq në tapetin e kuq me flokë të shkurtra bjonde.

Teksa ky look ka zgjatur vetëm pak ditë, së fundmi ajo na ka shfaqur një tjetër që se mendonim kurrë se do të vinte pikërisht nga Selena.

Për të festuar shitjen e koleksionit të saj në bashkëpunim me “Puma”, Gomez ka postuar 2 foto në rrjetin social Instagram. Këngëtarja shfaqet me flokë të rruajtur në pjesën e fundit të qafës ndërkohë që flokët i ka të mbledhura gërshet.

Gjithashtu është i dukshëm edhe tatuazhi i saj me numra romakë në shifrën 1976, viti i lindjes së mamasë së saj.

Always need a subtle change. @puma Germany family time 😊 grateful for the welcome!

Un post condiviso da Selena Gomez (@selenagomez) in data:

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com