Lajme

12 October 2018

Selena Gomez në periudhë jo të mirë! Miqtë zbulojnë arsyen e krizave nervore

Lajmi se Selena Gomez është shtruar në një psikiatri në Bregun Lindor për të marrë trajtimin e nevojshëm për shëndetin mendor I shqetësoi jo pak fansat. Sipas burimeve në javën e fundit të muajit shtator, Selena ishte në shtëpi me miqtë që e përshkruan atë si të dëshpëruar dhe të shqetësuar për numrin e qelizave të bardha të gjakut, pas transplantit  të veshkës. Burime pranë 26-vjeçares kanë zbuluar se Selena vuan prej shumë kohësh nga presioni dhe ndihet  përgjegjëse për të tjerët.

Sipas “Daily Mail”, miqtë e saj më të ngushtë janë shprehur se : “Ajo është vërtet e bukur, e zhytur në mendime dhe e ëmbël, por ajo ndihet përgjegjëse për shumë njerëz të tjerë dhe që në moshë të re është e mbytur nga shumë presion. Ajo ka patur disa javë të ashpra dhe kriza e panikut në spital ishte pikë kthese. Selena e kuptoi se duhej të kërkonte ndihmë shtesë për çështjet e vazhdueshme emocionale të saj. Ajo është e rrethuar nga familja dhe miqtë ngushtë dhe ka shumë mbështetje. Ajo po bëhet më mirë nga trajtimi në Bregun Lindor “.

Më tej thuhet se këngëtarja po kalon sëmundjen që quhet “terapia dialektike e sjelljes ose DBT”, të cilën Selena e ka kaluar edhe në të kaluarën  dhe  bëhet fjalë për një psikoterapi të bazuar në prova, e dizenjuar për të ndihmuar njerëzit që vuajnë nga çrregullimi i personalitetit.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com