Lajme

01 April 2017

Selena i vuri të gjithë në dilemë

|
By
|
0 Comment
|

Këngëtarja Selena Gomez shkëlqeu në tapetin e kuq të premierës së filmit të saj të ri, “13 Arsyet” në Netflix. E veshur me një fustan portokalli metalik të Oscar de la Renta, një palë vathë Rebecca de Ravenel, dhe me ton sysh me ngjyrë të ngjashme me fustanin, këngëtarja dukej rrëzëllitëse.

Por një detaj mjaft i veçantë nuk u shpëtoi kamerave. Ngjyra e thonjve blu, kishte një domethënie të veçantë për filmin.

Estetisti i saj Tom Bachik shpërndau fotografinë me thonjtë e saj me shkëlqim kobalt në “Instagram”, duke “torturuar” ndjekësit të cilët donin të dinin përse kishte zgjedhur këtë ngjyrë.

Ngjyra që Gomez kishte zgjedhur është e firmës Sinful Colors, Endless Blue, dhe kushton vetëm 1.99 $. Edhe pse bluja dhe portokallia kombinoheshin me njëra-tjetrën në mënyrë të përkryer, ajo zgjodhi këtë ngjyrë sepse ka një rëndësi emocionale për filmin.

Bazuar në romanin me të njëjtin emër nga Jay Asherit, historia flet për një të ri me emrin Clay Jensen i cili përpiqet të zbulojë arsyen pse shoqja e tij e klasës, Hannah Baker kreu vetëvrasje. Të vetmet të dhëna që ai ka, janë 13 kaseta kaseta të regjistruara nga Hannah, të cilat janë shkruar me manikyr blu, në të njëjtën ngjyrë të guximshme që Hannah kishte veshur në ditën e fundit të jetës së saj.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com