Lajme

09 November 2016

Selena rikthehet fuqishëm

Selena Gomez përshkak të problemeve shëndetësore (sëmundjes Lupus) u shkëput për pak kohë nga karriera e saj muzikore, duke anuluar turneun. Një burim ende i pakonfirmuar ka deklaruar se këngëtarja do të bëjë një rikthim të fuqishëm në ceremoninë e ardhshme të “American Music Awards”, që do të organizohet më 20 nëntor.

“Hollywood Life” ka raportuar se këngëtarja do të rikthehet në këtë ceremoni pasi është nominuar për disa çmime.

“Selena dëshiron që rikthimi i saj përball fansave të saj të jetë special, kështu që nëse ajo vendos të marrë pjesë në këtë eveniment, ajo do të japë një performancë të paharrueshme si edhe një lajm të rëndësishëm”, shkruhet në website.

Ky lajm ka lumturuar shumë fansat e flaktë të artistes. Vetë këngëtarja u lumturua përveç se për rikthimin por edhe për faktin se ish i dashuri i saj Justin Bieber ka konfirmuar që nuk do të marrë pjesë në këtë event.

 

ROZE

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com