Lajme

21 September 2017

Shakaja e Maluma ndaj Shakira-s në prapaskenë

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Shakira është ndër mikeshat më të mira të spanjollit Maluma që po korr mjaft sukses me këngët latine. Ata kanë sjellë hitin ‘Chantaje’, të cilin e performojnë shpesh në koncerte të mëdha. Shakira ka qenë e ftuar në koncertin e tij në Madrid, së bashku me disa emra të njohur të futbollit spanjoll si Messi dhe Luis Suarez. Për të kujtuar disa momente nga prapaskena, Maluma ka publikuar një video në Instagram, ku pyet ndjekësit nëse njohin Shakirën. Kjo e fundit i mban lojën dhe vazhdon me të njëjtën pyetje duke shkaktuar mjaft të qeshura në rrjete sociale.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com