Lajme

06 April 2018

Shakira dhe Gerard Pique jetojnë bashkë vetëm për hatër të fëmijëve

Prej një kohe shumë të gjatë mediat rozë kanë spekuluar për një ndarje të mundshme të çiftit Shakira dhe Gerard Pique. Të shumta kanë qenë gjithashtu edhe postimet e tyre për të treguar një situatë ndryshe nga ajo që media transmetonte.

Mirëpo televizioni spanjoll “TeleCinco” ka shumë kohë që po monitoron dhe ndjek nga afër situatën e çiftit. Ai deklaron se Shakira dhe Gerard nuk janë asnjëherë bashkë.

Ai raporton për një situatë e cila tregon se nuk ka më asnjë dyshim që ndarja mes çiftit Pique-Shakira është e pashmangshme. Sipas këtij televizioni, ata po jetojnë me njëri-tjetrin vetëm për
hatër të fëmijëve të tyre, por në të vërtetë çdo gjë mes tyre është zbehur.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com